RUSI

Një video e çuditshme që tregon një deve duke nxjerrë një makinë nga bora në një rrugë ruse po bën xhiron në mediat sociale.

Kur makina juaj dështon në një dimër të ashpër rus, kur edhe një traktor nuk mund t’ju ndihmojë, e vetmja gjë që mund të shpresoni është që një mrekulli të ndodhë, të paktën nëse jeni në Saratov, ku kjo video virale është bërë.

Pamjet tregojnë një deve që përpiqet të tërheqë makinën nga dëbora në një rrugë të dyfishtë. Kafsha, e kontrolluar nga dikush, arrin në përpjekjen e tretë të nxjerrë makinën e bllokuar. Në fund të videos duket një traktor, si duket pasi dështoi të shpëtojë makinën.

Një deve nuk është aspak një  shfaqje tipike për dimrin rus, por vendasit në Saratov duhet të jenë krijues pasi qyteti u godit nga një sërë stuhish masive të borës që nga fillimi i vitit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: