Ndeshja e basketbollit Vllaznia-Tirana e luajtur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës ka degjeneruar në dhunë dhe pas incidenteve të njëpasnjëshme është ndërprerë tërësisht.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/red.vogli.5/videos/1627821307516152/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

Fillimisht mediat raportuan se ishte lojtari i Tiranës Erkand Karaj ai që godiste trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjecaj, por në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, shihet krejt e kundërta.

Në sekondën e 9-të të videos duket se ka qenë trajneri i Vllaznisë ai që ka goditur lojtarin dhe ky i fundit ia kthen me të njëjtën monedhë një minutë më vonë. Kaq ka mjaftuar që ketë edhe kacafytje në fushë, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb