Dënimi i UEFA-s i lënë në fuqi nga CAS, bëri që Skënderbeu të jetë shumë pas me përgatitjet për sezonin e ri. Në këto kushte, në Korçë faza e seleksionimit përfundoi pas startit të sezonit, një përzgjedhje e elementëve të ri që mori bekimin final nga Ilir Daja, i ardhur gjithashtu me shumë vonesë. Në një intervistë për BalkanWeb, trajneri i Skënderbeu foli për merkaton, ku pas seleksionimit pret nga stafi drejtues lojtarë të tjerë nga merkato për të rritur konkurrencën në grup dhe për të plotësuar numrin e lojtarëve për një sezon të gjatë.

Këtë të mërkurë, Skënderbeu luan në transfertë kundër Laçit, një ndeshje delikatë pasi kurbinasit kërkojnë kthesën në shtëpi pas humbjes së pësuar në transfertë kundër Vllaznisë. Koha në dispozicion për Ilir Dajën ka qenë e shkurtër për të përgatitur si duhet këtë takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb