Publikimi i videos së prindërve të minorenes së abuzuar në Kavajë ka nxitur një sërë reagimesh nga politika por jo vetëm. Pas Partisë Demokratike, ka reaguar edhe deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, e cila e quan një shkelje flagrante të ligjit “për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” nga ana e kryeministrit nxjerren e prindërve të cilën e sheh si publik të imazhit të vetë vajzës së mitur. Ajo nxit shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë.

STATUSI I GJOSHËS

Publikimi i imazhit të vajzës së mitur në Kavajë, me zë dhe figurë është shkelja më flagrante e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Neni 17, Liria e jetës private, pika 3, e shpreh qartë se ‘privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë̈ edhe publikimin e tyre në media’.
Unë mund të kuptoj çdo gjë në këtë shtet, por që kryeministri të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e papranueshme dhe e dënueshme!
Do ta ftoja të gjithë shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë!

Gjosha Fb
Gjosha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb