Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të reja nga krimi tronditës i ndodhur rreth pasdites së sotme në fshatin Xibër të Klosit, ku u vranë tre persona të një familjeje. Në videon e mëposhtme, që sjell gazetari Doçi, shihet vendi ku ka nisur sherri mes dy vëllezërve, fundi i të cilit ishte tragjik, pasi u vranë të dy dhe djali i njërit prej tyre.

Gjithçka ka nisur për tre drurët e gardhit, që i shihni në video, pasi Sali Dakuci ka kërkuar që drurët të vendosen në pjesën e gardhit të tij. Pasi është kundërshtuar nga i vëllai, ka plasur sherri mes tyre, duke çuar në përdorimin e armëve.

Siç tha gazetari Doçi, dy vëllezërit ishin prej vitesh në konflikt për këtë gardh dhe sot Sali Dakuci ka marrë armën dhe ka qëlluar me breshëri të vëllanë. Më pas, kur djali ka parë babanë të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ai është vrarë me breshëri plumbash nga xhaxhai.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb