Guardia di Finanza në Genova ka publikuar sot pamje të reja të shembjes së urës Morandi, pjesë e autostradës A10 më 14 gusht.

Pamjet janë filmuar nga disa kamera sigurie të vendosura nën urë. Në video shihet pjesa dalëse e ishullit ekologjik, në rrugën ku është edhe kapanoni i fabrikës së riciklimit i shtypur nga rënia e urës.

42 persona humbën jetën në tragjedinë e Genovas, ndërsa qindra të tjerë u zhvendosën. Mes viktimave ishin edhe 2 shtetas shqiptarë që atë ditë në orën 11:50 po shkonin bashkë në punë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: