TIRANE- Të shumta ishin momentet e tensionit që nuk janë parë në kamera gjatë seancës së sotme plenare, ku mbizotëroi kaosi dhe tensioni. Deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie qëlluan me sende të ndryshme, vezë, letra por dhe shishe uji ndaj Ramës.

Gazetarja Elda Menga ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ekskluzive gjatë kohës që kamerat kanë qenë të fikura. “BalkanWeb” po u sjell si më poshtë debatet që janë zhvilluar në një pjesë të seancës, ku protagonist më së shumti është deputeti i PD-së Flamur Noka dhe kryeministri Edi Rama.

DEBATET
Paloka i thotë Ramës: Mendohu mire o budall
Noka-Rames: hajdut, hajdut, ke vjedh gjithe shqiperine
Rama-Nokes: Pylli.. pylli
Noka-Rames: Ne te s*mes do te shkosh, sdo kesh qeli qe te beje derman
Berisha-Rames: Dil jashtë o rrugaç nga parlamenti, tr*p
Rama gjatë gjithë kohës dëgjohet duke thënë pylli pylli.
Noka-Ramës: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokaine, more vesh
Gramoz Ruci futet në sallë
Berisha u drejtohet Ruçit: E përjashtove Bushatin Gramoz?
Berisha: Sa të jenë ata në burg( kuksianet) këshu do e kini
Noka: Përjashtoje Ramen
Rama: Unë nuk po shaj, shoh pyllin përballë dhe them pyll…..
Rama-gardës: Largohuni që këtëj mos më rrini aty (Ia bën me shenjë)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb