Videoja e vrasjes së dy klientëve të restorantit në Çikago nga një punonjës me të cilët ishte përleshur pak më parë po shkakton tronditje.
Autori i krimit të ndodhur më 7 tetor është 42-vjeçari Mendi Mendelele, i cili siç shihet në video nga kamera e sigurisë, ka dalë nga kuzhina dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje një 55-vjeçar dhe një 56-vjeçar.
Sipas policisë lokale, pak para të shtënave të ndodhura në orën 22:30, dy klientët kishin debatuar me Mendelelin.
Në video shihet 42-vjeçari duke dalë nga kuzhina me një armë në duar dhe duke kërcënuar dy viktimat e tij përpara se të hapte më në fund zjarr.
Siç njoftoi policia, njëri prej viktimave është qëlluar me plumb në fytyrë dhe i dyti në kokë.
Pas të shtënave, 42-vjeçari është larguar i qetë nga lokali dhe më në fund është arrestuar gjysmë ore më vonë.
Raportet tregojnë se Mendelele kishte një precedent penal në Illinois dhe Florida, duke përfshirë arrestimet në 2021 për sulm dhe dhunë në familje.