PRISHTINË – Janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë një ngjarje të rëndë me armë zjarri, e ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Në video shihet një person i armatosur që i afrohet shoferit të një linje picerie dhe e kërcënon me armë. Në një moment të regjistruar, dëgjohen gjithashtu të shtëna me armë.

Pamjet janë marrë nga vendngjarja, e cila ndodhet vetëm disa metra larg vendit ku më herët gjatë javës së kaluar u vra një person dhe u plagosën pesë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb