TIRANE – Këngëtarja Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqiptare. Ajo ka kënduar që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e shumë prej festivaleve të fëmijëve, ndërsa më pas ka filluar një karrierë të bujshme si e rritur.

Tani ajo është pa diskutim një Divë e muzikës, ndonëse viteve të fundit është distancuar paksa nga skena muzikore.Adelina është fëmija i madh i prindërve Rexhep dhe Mona Ismaili, ndërsa fëmijërinë e saj e përshkruan si shumë të veçantë, e cila po aq sa rrëmujë ka qenë edhe qejf.

Së fundmi, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një video nga arkivat, duke transmetuar një intervistë të rrallë të këngëtares Ismaili të realizuar në vitin 1989.

Me një zë të ëmbël dhe dëshira fëmijësh, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për vitin e ri 1990, duke iu dëshiruar atyre më të mirat. Këngëtarja gjithashtu potencon se atë vit të ri do ta priste me të afërmit e saj. Në atë kohë, Adelina Ismaili ishte vetëm 10 vjeçe.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: