Një burrë ka vrarë një grua e më pas ka kryer vetëvrasje pasditen e sotme në Vushtrri.
Një familjar i të ndjerës, Rrahim Ajeti, ka thënë se viktima ka qenë rreth 40-vjeçare dhe në të kaluarën ka punuar së bashku me bashkëshortin e saj në furrën bukës, në pronësi të autorit të krimit.
“Viktimat nuk janë mes vete asgjë. Unë jam familjar, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të fshatit dhe viktimën e kam grua të dajës. Kjo ka ndodh, sipas një informate jozyrtare, gjoja pse e ka lëshu vendin e punës që ka qenë duke punu te dorasi dhe ka kaluar te ky tjetri. Është hakmarrë në këtë mënyrë dhe pastaj e ka vrarë edhe veten”, tha ai.
“Ka qenë një grua shembullore dhe lusim Zotin që të jetë viktima e fundit”, tha ai, duke iu referuar viktimës.
Media lokale e Kosovës, Veriu.info, ka publikuar pamje të momentit kur burri i gruas së vrarë mbërrin në vnedin e ngjarjes shumë i rënduar emocionalisht, ndërsa disa të tjerë përpiqen ta ngushëllojnë.
“Policia po e heton vrasjen e rëndë dhe vetëvrasjen në Stanoc të Vushtrrisë pasditen e sotme në Stanoc të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Gazetës Express se “bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.
(Balkan Web)