Kupa e Amerikës ka mbyllur fazën e grupeve, duke përcaktuar skuadrat që do të luajnë në çerekfinalete turneut. Të fundit që siguruan kualifikimin ishin Uruguaji dhe Kili. Dy favoritët u përballën mes tyre në sfidën e tretë të Grupit C, ndërsa festa ishte për formacionin e drejtuar nga Oscar Tabarez, që mundi 1-0 rivalët direktë për ta mbyllur në vendin e parë. Njeriu i triumfit ishte Edison Kavani, autor I golit të vetëm në minutat e fundit.

Në tërësi sfida ishte e ekuilibruar, me Kilin që kërkoi më të rrezikshëm në pjesën e parë dhe me uruguajanët që dominuan fraksionin e dytë. Kur ngjithçka po shkonte drejt barazimit, në minutën e 82-të, Kavani ndali topin në rrjetë për të vulosur fitoren e skuadrës së tij, që ruan statusin mes favoritëve kryesorë për të fituar Kupën e Amerikës. Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Ekuadori dhe Japonia u ndanë në barazim 1-1, duke mbyllur aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Aziatikët kaluan në epërsi me Nakazhima, por Delgado barazoi shifrat në pjesën e parë, duke vulosur rezultatin në këtë përballje. Ky barazim djeg Japoninë, që dështoi në garën mes skuadrave të treta më të mira të fazës së grupeve, që u fitua nga Peruja dhe Ekuadori, ekipet që vazhdojnë rrugën në çerekfinale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb