Regjisori Eduart Grishaj, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për “FitStation” me moderatoren Çenkuela Hasa në ekranin News24 ku ka zbuluar për herë të parë personat që e kanë mbështetur në realizimin e fimit ‘Sofia’ dhe refuzimin e ndihmës që ministrja e Kulturës Elva Margariti i bëri në këtë projekt.

“Filmi është një nga industritë më të shtrenjta. Unë stafin teknik, pjesën më të madhe e kam nga jashtë. Ata vinë sikur shkojnë në Gjermani apo në një vend tjetër. Filmi ka shpenzime pa fund. Si të thash nëse nuk kisha patur ndihmën e Erion Veliaj, apo bashkisë së Malësisë së Madhe, sepse unë kam shkuar kam xhiruar atje. Nuk më ka ndihmuar Ministria e Kulturës, kam shkuar e kam takuar zonjën Margariti, por nuk e ka gjetur mundësin për të më ndihmuar, nuk jam i mërzitur sepse dhe unë dhe ajo jemi të rinj dhe do e kemi mundësinë ta mbështesim njëri tjetrin, sepse rrugëtimi është i gjatë, besoj dhe për atë sepse unë jam i sigurt. Filmi im nuk ka asnjë reklamë, kam dashur të bëj një film të vërtetë, një film autor, një film artistik për këtë arsye nuk mund të merrte të ardhura nga bizneset. Kam dashur të bëj një film të mirë që të ngeli. Falë zotit dhe këtyre njerëzve ja kam arritur, sepse filmi është jashtëzakonshëm shumë i kushtueshëm”- tha Grishaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: