“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga aksioni në Lezhë për arrestimin e një personi të shpallur prej kohësh në kërkim për plagosje, ku pak çaste më parë u raportua dhe për të shtëna me armë zjarri.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka shihet se si efektivë të veshur civilë vrapojnë për kapjen e personit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndërkohë që dikush tjetër qëndron mbi një mur me kangjella (mendohet se është punonjës policie).

Mësohet se forcat e rendit janë mobilizuar për arrestimin e këtij personi, ndërkohë që zona e nënstacionit elektrik në Lezhë është rrethuar. “BalkanWeb” mëson se policia pasi ka pikasur personin që ishte në kërkim, ka kërkuar që ai të dorëzohet, ndërkohë që ky i fundit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Për ta neutralizuar, një punonjës policie ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa personi është arratisur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: