Egnatia ka fituar Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, pasi mundi 2-0 Kukësin në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Të besuarit e Edlir Tetovës dhanë sinjalet e para në minutën e 16-të me Bakajokon. Ekipi Rrogozhinas zhbllokoi llogaritë në minutën e 20-të. Kuksianët nuk larguan si duhet një top nga zona, me Ujkën që me një goditje tokazi mposhti portierin kundërshtar.

Në minutën e 58-të, Egnatia iu afrua golit të dytë me Bakayokon, por portieri Dervishaj mbajti në lojë Kukësin. Minutat e fundit ishin emocionuese, me të dy skuadrat që prodhuan futboll të kënaqshëm.

Për të parë golin e sigurisë u desh të vinte minuta e 85-të. Bakajoko dyfshoi shifrat, duke i siguruar kështu trofeun skuadrës.

Festë e madhe te Egnatia, që shijon këtë sukses kaq të rëndësishëm, ndërsa te Kukësi duhet të provojnë përsëri.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb