TIRANE
Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ka ndarë me ndjekësit emocionet e saj teksa pret të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo ka zbuluar se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga festa e gender reveal, Einxhel shfaqet e lumtur pranë partnerit të saj, DJ Dagz, dhe djalit të tyre, Trev, duke festuar këtë moment të veçantë.
Krahas pamjeve emocionuese, moderatorja ka ndarë edhe disa fjalë prekëse në story: “Nuk e nxituam të dinim kush ishe, sepse dashuria jonë për ty do të ishte e njëjtë. Djalë apo vajzë, nuk kishte rëndësi për ne… Ti ishe pjesë e planeve tona dhe mezi po presim të të kemi mes nesh.”
Ky lajm i gëzueshëm vjen disa muaj pasi Einxhel konfirmoi shtatzëninë e saj, duke e cilësuar këtë si një bekim të madh për familjen e tyre që po rritet. Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u bënë prindër për herë të parë në vitin 2023 me ardhjen në jetë të Trev, i cili tani mezi pret të marrë rolin e “vëllait të madh”.