“Kisha nevojë për këto 2 gola. Ishte një ndeshje e vështirë por u pa eksperienca e këtij ekipi”, fjalë këto të thëna nga Paolo Dybala, heroi i Juves kundër Lokomotiv Moskës. Dybala u ndal më pas duke iu përgjigjur një pyetje që ka mundur prej kohësh ambientin bardhezi, a mund të luajnë së bashku në një formacion, Ronaldo-Dybala-Higuain:

“Tani që fituam mund të themi se po. Un di të them se duhet të punojmë, trajneri ka idetë e tija në kokë, të shohim”, theksoi sulmuesi argjentinas. I kënaqur por jo plotësisht u shfaq përpara mediave Maurizo Sarri:

“Për fat të keq kaluam në dizavantazh dhe ata zhvilluan një ndeshje me intensitet. Ishte një situatë e vështirë, por u treguam të zotë që nuk humbëm përqendrimin. Rrezikuam shumë duke hedhur shumë lojtarë ofensivë në fushë por ishim të bindur se mund ta vendosnim ndeshjen në vendin e duhur. Kemi goditur 28 herë portën, 8 raste për gol, kemi vendosur rekord në mbajtjen e topit në Champions, me pak fjalë ishte një ndeshje e ndërlikuar por bëmë mirë”, u shpreh Sarri
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb