4 fitore në 4, askush nuk e kishte imagjinuar një transformim të tillë të Laçit, një ekip që përpara se në Kurbin të zbarkonte Armando Cungu ishte në zonën “play-out” ndërsa tani e sheh vetën në vendin e 3-të në kuotën e 19-të pikëve, 3 më pak se Partizani i vendit të parë. Armando Cungu shijon fitoren përballë ish ekipit të tij, Kukësi, një fitore që u vendos nga një gol i Nuabuezes nga pika e bardhë e penalltisë. Për teknikun shkodran kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur vazhdimësinë, një fitore e cila erdhi përballë një rivali direkt dhe në momentin e tyre më të mirë:

Në 4 ndeshjet e fundit, Laçi ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm një, shifra pas të cilave kapet fort dhe Armando Cungu.
(BalkanWeb)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: