Në Vlorë është pak të thuash që situata është alarmante. Ilir Daja sheh që javë pas jave formacioni i tij tkurret gjithnjë e më shumë. Largimet nuk kanë fund, në kushte të tilla nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të thërrasë lojtarë nga akademia.

Albi Alla
Albi Alla

Në Vlorë nuk kishin kohë të festonin fitoren ndaj Skënderbeut pasi dy ditë më vonë, dy lojtarë titullarë si Albi Alla dhe Agostin Torasa u larguan duke vijuar karrierën e tyre në Kinë. Eksodi nuk pritet të përfundojë këtu pasi Kina po josh edhe një tjetër lojtarë, bëhet fjalë për Elton Kale.

Braziliani u kërkua me insistim nga Daja, pas shumë negociatash dhe akuzash me Kukësin, Kale u transferua në Vlorë, por situata e vështirë ekonomike që gjeti aty, ka bërë që edhe sulmuesi të mendojë largimin.

Kale
Kale

Largim i tij do ta dërgonte në 6 numrin e lojtarëve të kanë “avulluar” në këtë periudhë, e të mendosh që janë të gjithë lojtarë titullarë. Në këto kushte ndaj Partizanit nuk mbetet gjë tjetër vetëm të lutëm dhe të shpresojnë të dalin me pikë, puna ka nisur që tani teksa Liçaj, Batha e Ribaj po përpiqen ti bëjnë “magji” ekipit të kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb