Barcelona është finalistja e dytë e Superkupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan 2-0 ndaj Osasunas, në ndeshjen e mbajtur në KSU Stadium (Riyadh). Në pjesën e parë skuadra e Xavit vuajti në ofensivë, duke mos mundur dot të çajë murin e kundërshtarit.

Për të ardhur te goli, duhej të vinte minuta e 59-të, kur Lewandowski i shërbyer mirë nga Gundogan, realizoi gol në portën e Herrera-s. Në fund pati kohë edhe për një gol të Yamal.

Kështu, në finalen e Superkupës së Spanjës do të luhet një “El Clasico”, pasi mbrëmë u kualifikua edhe Real Madrid, pas atij suksesi të madh ndaj rivalëve të qytetit, Atletico, me shifrat 5-3.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: