Qyteti i Elbasanit është “pushtuar” këtë pasdite nga rrebeshet e shiut dhe furtuna, duke përmbytur thuajse të gjitha rrugët.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshëri kanë mbushur me ujë edhe stadiumin “Elbasan Arena”, ndaj dhe për këtë arsye gazetari Fatmir Popja tha për “BalkanWeb” se ëhtë shtyrë për 30 minuta ndeshja e futbollit të femrave mes Shqipërisë dhe Finlandës.

“BalkanWeb” sjell më poshtë një video nga “Elbasan Arena”, ku shihet se sasia e ujit në të është jo e vogël, duke penguar kështu zhvillimin normal të ndeshjes. Sfida Shqipëri-Finlandë do të niste në orën 17:00, por për shkak të situatës së krijuar nga shiu, ajo pritet të startojë më 17:30.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb