Rrallë herë e kemi parë Messin të acaruar por kur është në një gjendje të tillë “pleshti” nuk përmbahet por akuzon fort dhe drejtë për drejtë. Eliminimi nga Kupa e Amerikës në gjysmëfinale nga Brazili ka bërë që ylli argjentinas të shpërthej në akuza ndaj gjyqtarëve të takimit:

“Nuk dua të gjej alibi por arbitrimi ishte absurd. Episode të qarta për ne as që u panë në VAR. Shpresoj që CONMEBOL, Konfederata e Amerikës se Jugut, të bëj diçka edhe pse këtu në Brazil kontrollohet dhe manipulohet gjithçka”. Pas akuzave Messi qetëson tifozët argjentinas, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse do të më duhet ti ndihmoj në një mënyrë apo në një tjetër do të vazhdoj ta bëj, ndihem mirë në këtë grup”. Në fund ylli i Barçës u ndal duke analizuar ndeshjen në aspektin sportiv: “E nisëm keq por pak nga pak u përmirësuam. Kundër Brazilit ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar në Kupën e Amerikës, kundër një rivali të madh. Ata kanë lojtarë spektakolar po përtej rezultatit dëshmuam se jemi në lartësinë e duhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: