Barcelona ka triumfuar dje me një rezultat spektakolar përballë Napolit, në miqësoren e luajtur në “Michigan Stadium”. Katalanasit kanë realizuar një poker golash, të gjithë në pjesën e dytë, për të triumfuar ndaj ekipit të Karlo Ançelotit, me këtë të fundit që kishte zgjedhur ta niste takimin edhe me Elseid Hysajn si titullar.

Barca Gol Napolit
Barca Gol Napolit

Italianët kanë rezistuar për 45 minuta, madje në fund të pjesës së parë dhe mund të kishin kaluar në avantazh, por me fillimin e së dytës, katalanasit çmontojnë prapavijën e kaltër me kombinimet e tyre të shpejta, ndonëse duhet thënë se në aksionin e golit të Suarezit, katalanasit ishin në pozicion jashtë loje, ndërsa 8 minuta pas golit të parë, në të 56-ën, vjen dyfishimi me Grizmanin pas asistit të Albas.

Barcelona nuk kënaqet me kaq, ndërsa Napoli nuk ka forca të reagojë. Blaugranat shënojnë golin e tretë pas më pak se dy minutash, sërish me autor Suarezin, që lëshon një silur nga jashtë zonës, ndërsa i vë kapak pokerit Dembele, që në tëv 63-ën realizon një gol të shkëlqyer me të djathtën. Barcelona është gati për fillimin e kampionatit, Napoli ka ende gjëra për të ndrequr, ndërsa Hysaj nuk e ka të sigurt në do të qëndrojë apo jo në me fanellën e kaltër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb