Një vizitë e beftë ka qenë ajo e Elvisit dhe Sidritit në barakën e familjes Saraçi në Karbunarë të Lushnjes, Petriti ishte duke dremitur jashtë barakës kur Elvisi e zgjoi.

Elvisi: Na thanë të stafit se do të gjenim këtu, donim të të takonim vetë, jemi njoftuar për hallin tuaj. Ti tani gruan dhe fëmijët i ke brenda, vetë fle këtu pasi brenda nuk ka vend për ty.

Petriti: Unë fle gjithmonë këtu, nusja dhe fëmijët e mi flenë brenda.

Sidriti: Po në dimër si ja bën këtu jashtë në të ftohtë?

Petriti: Ja këtu fle, i mbaj këpucët veshur, hedh një plastmasë. Unë rri përjashta, fëmijët brenda. 15 vite kështu jetoj. Lahemi jashtë barakës, nusja 15 vjet që lan rrobat me govatë..

Elvisi: Erdhëm ta shikonim me sytë tanë

Petriti: Me hekura të mbledhura i ushqej fëmijët, edhe patate dhe qepët i mbledh nëpër kazanë.

Elvisi: A ke parë një ditë të gëzueshme?

Petriti: Vetëm vuajtje gjithë këto vite

Elvisi: Cfarë mund të bëjmë ne?

Petriti: Ju lutem më ndihmoni të fle në një dhomë me gruan me fëmijët. Vetëm ju mund të më ndihmoni

Elvisi: Do kthehemi nesër, do përpiqemi që dhe familja juaj të ndjejë ngrohtësinë e shqiptarëve

Sidriti: Shpresojmë se do bëhet diçka

Elvisi: Sot po na dhemb zemra, as gjumë të ëmbël nuk na bën zemra të të themi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb