TIRANE- Incidenti që u shënua pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjuajti me çizme kryeministrin Edi Rama, solli reagime të mëdha. Por përveç reagimeve politike, veprimi i Kryemadhit u përdor me humor dhe në rrjetet sociale, qe siç duket u ka shërbyer edhe këtyre aktorëve të humorit.

Kështu, Bes Kallaku dhe kolegu i tij Erion Isai kanë publikuar në Instagram një video epike, ku shihet se si bëjnë humor me sjelljen e Kryemadhit.

Në video shihet se si Besi është transformuar në një shitës ambulant që tregëton këpucë në trotuarë, duke ngrënë fara luledielli. Ndërkohë që një klient, që në këtë rast është Erioni, ndalon të pyesë se sa kushtojnë çizmet dhe për faktin nëse ka të tjera apo jo. Fill pas kësaj, Besi ngre kokën lart e fillon të thërrasë me të madhe: “Edi Rama, Edi Rama…”

We are back. Hahahaha. @erion_isai @eduart_grishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on


Në moment, një palë këpucë të tjera bien nga lart dhe Erioni pyet: “O vëlla, ke magazinën në kat të dytë?”, ndërsa Besi i përgjigjet me humor; “Jo o vëlla, ka shtëpinë Monika Kryemadhi!”- i përgjigjet Besi.
71914-640-0-5a4fc318a9970

71915-640-0-5a4fc318aa0f2

71917-640-0-5a4fc318aae4a

71918-640-0-5a4fc318ab482
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb