Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, ka publikuar një tjetër këngë, e cila pritet të kthehet shumë shpejt në hit.

E kthyer në një ndër këngëtaret më të famshme dhe më të ndjekura, Era vjen këtë radhë me një tjetër yll botëror, pas bashkëpunimit me reperin rus, Sayonara Boy. Në këngën e re, këngëtarja që theu kufijtë ka bashkëpunuar me Yelloë Claë dhe reperin e famshëm, Offset, i cili është edhe bashkëpunëtori i Cardi B.

“Let’s get married” quhet kënga e re, dhe ndonëse ka pak ditë që është publikuar, ka regjistruar mijëra klikime. Ky është një tjetër sukses i madh i Erës, e cila vijon të pushtojë tregun botëror të muzikës.

Ndryshe nga herët e tjera, klipi i radhës është një gjetje ndryshe e këngëtares, e cila ka vendosur të mos shfaqet vetë, por të përcjellë një super-mesazh, të cilin ju ftojmë ta ndiqni më poshtë:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb