Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një 35 vjeçar me origjinë nga Gramshi. Ermal Saliu kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Gjermania, për shkak të disa problemeve shëndetësore. 35-vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai largohet në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë live të riun.
Kushëriri i tij deklaroi se ka fjetur tek shtëpia e tij një natë përpara se të zhduket, duke shtuar se në mëngjes kur u zhduk shkoi për të pirë kafe. Sipas tij, edhe kamerieri i kafes ka thënë se e ka vërejtur 35-vjeçarin, që pasi ka konsumuar kafen, është larguar.
Kushëriri i 35-vjeçarit: Ai ishte tip i mbyllur, doli për kafe dhe më pas nuk u kthye më. Kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani, punonte inxhinier elektrik. Ka qenë tip i mbyllur dhe nuk kishte shumë shoqëri. Kishim lënë takim dje me psikiatren. Iku në Gjermani për jetë më të mirë. Edhe në Shqipëri ka punuar elektricist e inxhinier elektrik në firma të mira. Prindërit i ka në Greqi. Familja e tij jeton 6-7 vite në Greqi. Ermali ka jetuar vetëm në Tiranë. Edhe motra e tij jeton në Tiranë. Kur ka ardhur na ka takuar ne që e kemi më të afërt, Ka fjetur tek unë. Sikur ishte mbyllur edhe më tepër nga se ka qenë më parë.
Në mëngjes më tha do pi kafe e nuk e prisja që nuk do kthehej. Ermali nuk ka as telefon me vete, e ka lënë në shtëpi. Dokumentet i ka lënë në shtëpi. Kafen e ka pirë për herë të fundit pranë Brrylit. Edhe kamerieri e kishte fiksuar. Ai tha piu kafe e iku. Nuk është se fliste, por nuk ka shprehur shqetësim. Ishte tip i mbyllur, por nuk ishte i dhunshëm. Ne kemi informuar policinë. Kishim lënë takim me psikiatrin pasdite. Ai kishte arritur nga Gjermania për një kontroll tek psikiatri. Nuk done të takonte psikiatrin. Atë ditë ishte i veshur sportiv.
(BalkanWeb)