TIRANË- Ministri i shkarkuar i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vijuar ritualin e çdo të enjte edhe sot, megjithëse ai u zëvendësua nga Ogerta Manastirliu. Beqaj është filmuar me Ministrin e ri Eduard Shalsi duke hyrë në Kuvend por me gjithë insistimin e gazetarëve nuk ka dhënë ndonjë prononcim.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se Beqaj është parë të shkojë në karrigen e tij në pjesën e sipërme të Kuvendit ku ulen ministrat. Pas një bisede me zv/kryeministrin Niko Peleshi ai është larguar nga seanca plenare.

Por Beqaj ka qenë i vetmi nga 4 ministrat e larguar, pasi 3 të tjerët, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi nuk kanë shkuar në parlament. Por se çfarë ka dashur në Kuvend ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kur dihet se nuk është as deputet, nuk dihet.

Sidoqoftë, shkarkimi i tij ende nuk është firmosur nga Presidenti dhe mbetet në detyrë por duket parë qëndrimin e kolegëve të tij, duket se Beqaj nuk do të heqë dorë nga posti ministror.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: