Eliminimi në raundin e parë në Europë Ligë ishte gjeja e fundit që presidenti Gjici mendonte pas një sezoni ku ekipi i tij e kishte të vështirë të konkurrente Partizanit pavarësisht se investoi shumë në merkato. Në një sezon ku Kukësi më shumë u lakua për shkarkimin e trajnerëve dhe për batutën e gjunjëve, Europa ishte shpagimi i vetëm, mundësia e vetme që Kukësi të minimizonte shpenzimet. Aventura e tyre europiane u shkërmoq brenda 45 minutave, gjithçka dukej e vulosur pas transfertës hungareze. Pavarësisht humbjes së thellë Gjici besonte ende se ekipi mund të kualifikohej, por mrekullitë ndodhin rrallë në futboll, fundi ishte i hidhur dhe për Gjicin ky është një trup, zhgënjimi më i madh që nga koha kur ai ka marrë drejtimin e Kukësit:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: