Dy penallti të humbura, karton i kuq, autogol në minutën e pestë shtesë dhe përmbysje. Ka ndodhur gjithçka në sfidën mes Anglisë dhe Francës për Grupin C në Kampionatin Europian U-21. Në fund e gjithë festa ishte për “Gjelat” që fituan me shifrat 2-1. Një rezultat i shkruajtur pas një ndeshje me të vërtetë triller që nis me 11-metërshin e humbur nga Dembele në minutën e 25-të. Sulmuesi nuk kaloi portierin kundërshtar, duke i mohuar epërsinë skuadrës së tij në pjesën e parë.


Me rikthimin në fushë pas pushimit, Anglia gjeti avantazhin në të 54-ën me Foden. Talenti i Manchester City bëri gjithçka vetë derisa ndali topin në rrjetë. Por kuotat e anglezëve për fitore zbritën ndjeshëm kur pas një ndërhyrje vrastare brenda zonës dhe me sinjalizimin e VAR, Choudhury u largua nga fusha me karton të kuq. 11-metërshin e mori përsipër Aouar, që konfirmoi mbrëmjen e pafat të francezëve kur goditja e tij u stampua në shtyllë. Gjithsesi, me forca më të shumta në fushë, “Gjelat” arritën të barazojnë shifrat në minutën e 89-të me Ikone. Fati u kthye në anën e Francës vetëm në minutën e 95-të, kur Van-Bissaka I dhuroi fitoren me augolin e tij dramatik.


Me këtë sukses, Franca niset me tri pikë në finalet e Kampionatit Europian për 21-vjeçarët, por vendi i parë në Grupin C mbahet nga Rumania. Kjo e fundit suprizoi në debutimin e saj me fitoren e thellë 4-1 kundër Koracisë.
(balkanweb)