Fantastik Berat Gjimishiti. Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur golin me Atalantën, në ndeshjen e Champions ndaj Shakhtar Donetsk.  Për të, ky është goli i parë i realizuar prej tij në kompeticionin më të rëndësishëm për skuadra në Europë.

Pas një krosimi të Lookman, Gjimshiti, edhe pse nuk është një sulmues, ka nuhatur mirë golin, teksa nga fare pranë, ka shtyrë topin drejt rrjetës.

31-vjeçari, prej vitesh është pjesë e skuadrës nga Bergamo, madje titullar stabël i formacionit të trajnerit Gasperini.

Futbollisti i përfaqësueses pritet të udhëheqë Shqipërinë për ndeshjet e tetorit në Nations League, fillimisht ndaj Çekisë me  datën 11 dhe më pas me datën 14 ndaj Gjeorgjisë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb