Tornadot janë shtylla të dhunshme të ajrit, në shkallë të vogël, dhe ato tentojnë të arrijnë madhësinë deri në më tepër se 100 metra. Ato zhvillohen nga stuhitë, që krijohen në atmosferë. Por një fenomen i rrallë i njohur si tornadoja e borës, është filmuar gjatë javës së kaluar në Skoci. Era kishte ngritur borën dhe copëzat e akullit të cilët silleshin mbi tokë në një formë të një tornadoje të vogël, por që ishte e lartë rreth 30 metra. Ky fenomen shihet shumë rrallë. Ndërsa në Skoci gjatë javës së kaluar temperaturat kanë rënën në minus 10 gradë. Tornadoja e borës, zakonisht shfaqet kur temperaturat e ulëta kalojnë përmes një sipërfaqes që nxehet nga dielli.

https://www.youtube.com/watch?v=kshcgc5LEH8

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: