Brazili është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e Botërorit jo vetëm për cilësitë futbollistike të lojtarëve që ka në skuadër, por edhe për harmoninë që ekziston te stafi që prej mbërritjes së trajnerit Tite.


Një provë e këtij elementi është dhënë edhe sot në qendrën stërvitore të ‘seleçaos’ në Rusi.


Arsyeja ishte ditëlindja e Philipp Coutinho-s, mesfushorit që sot mbushi 26 vjeç. Ai është ‘uruar’ në një mënyrë të veçantë nga shokët e skuadrës të cilët në një moment që nuk pritej e kanë ‘sulmuar’ atë me vezë dhe miell.


Të parët që e kanë marrë këtë iniciativë, kanë qenë sulmuesit Neymar dhe Gabriel Jesus, të cilët njihen edhe si shokët më të mirë të Kutinjos në skuadër.

Megjithëse ditëlindjen e kishte Coutinho, as pjesa tjetër e grupit nuk ka shpëtuara pa u bërë pjesë e këtij “sulmi”, pasi shumë nga futbollistët shihen të përlyer me vezë e miell.

(e.k/BalkanWeb)

Etiketa: