FIFA Football Award është një eveniment i madh, një ceremoni e cila bën bashkë yjet e të gjithë botës por jo gjithnjë çmimet dhe përzgjedhjet të lënë një shije të mirë, shpesh shoqërohen me shumë debat, kështu ndodhi dhe këtë herë. Jo vetëm trofeu i futbollistit më të mirë por dhe formacioni i vitit la shumë dyshime teksa çuditërisht në 11-shen më të mirë gjejmë dhe 3 futbollistë të Real Madrd, skuadër e cila e mbylli sezonin pa asnjë trofe, madje lojtarë si Marselo i cili në pjesën më të madhe qëndroi në stol.

Asnjë dyshim për sa i përket portës. Alisson i Liverpool u shpall portieri më i mirë i vitit dhe rrjedhimisht ishte dhe në formacionin më të mirë. Në mbrojtje përveç Marcelos, ka sërish vend edhe për Sergio Ramos. Asnjë dyshim për pjesën tjetër dy “tulipanët” holandez, Van Dijk dhe De Lig kompletojnë mbrojtjen më të mirë të vitit. Në mesfushë gjejmë sërish një tjetër madrilen, Luka Modric, “Topi i Artë” i sezonit të fundit por që nga ajo ditë për kroatin kemi dëgjuar pak. Një vend në mesfushën më të mirë të vitit kanë siguruar De Jong dhe Eden Hazard, më këtë të fundit i cili u shpall lojtari më i mirë në Europa League. Sulmuesi është shpërthyes teksa formohet nga Messi, Mbappe dhe C.Ronaldo. Ky ekip yjesh drejtohet nga Jurgen Klopp i cili u shpall trajneri më i mirë i vitit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb