C.Ronaldo shpërfilli këtë sezon FIFA-n duke mos qenë i pranishëm në ceremoninë gala të zhvilluar në Milano, ky fakt me sa duket ka tërbuar qeverinë e futbollit e cila bëri çdo gjë për të injoruar yllin portugez. Mllefi ishte aq i madh sa emri i Ronaldos nuk u përmend fare gjatë kohës kur 11 lojtarët më të mirë të vitit po thirreshin për tu ngjitur në podium. Formacioni i vitit me 11 lojtarë u shndërrua në 10-të, në dukje një karton i kuq që FIFA i dha Ronaldos në mungesë.

“Corriere della Sera” shkon dhe me tej duke sjellë për lexuesit një prapaskenë edhe më të bujshme, një hakmarrje totale e FIFA-s e cila preku Ronaldon pikërisht aty ku vuan më shumë, duelin me Leo Messit. Çmimi “FIFA The Best” ishte i destinuar për Virgil van Dijk, deri në këtë pikë të gjithë ishin dakord, madje edhe vetë Ronaldo, por mungesa e këtij të fundit është pritur aq keq nga organizatorët të cilët ka influencuar që zgjedhja të kaloj mbi Messit.

Në fakt të gjithë u befasuan kur “pleshti” u përzgjodh më i mirë, as vete ai nuk e kishte menduar diçka të tillë. Ky është një skenar konspirativ, fakt është që as Federata Portugeze, as Ronaldo e as shumë dashamirës të futbollit dhe protagonistë të sezonit të fundit nuk e pritën mirë këtë përfundim, Messi është një talent i padiskutuar por këtë sezon e meritonte më pak se dy finalistët e tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb