Një qytetare nga Divjaka ka denoncuar shefin e Komisariatit të këtij qyteti për dhunë. “BalkanWeb” siguron momentin e përplasjes në Divjakë, ndërsa qytetarja Elsa Bita ka qenë duke filmuar dhe tha se i kanë dalë përpara katër persona, mes të cilëve dhe kreu i policisë në Divjakë, ku ky i fundit, siç pretendon ajo, i ka thyer kyçin e dorës së majtë dhe telefonin.
“Fike moj telefononin”, dëgjohet ndër fjalët në video.
Sakaq për rastin në fjalë reagoi edhe ministria e brendshme e cila thekson se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.
Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
(BalkanWeb)