FILIPPINE-Pas disa vitesh qetësie është rizgjuar vullkani Mayon, rreth 330 kilometra në jug-perëndim të Manilës, Filippine.

Llava ka filluar të dalë nga krateri dhe më shumë se 12 mijë njerëz janë evakuuar brenda një rreze 7 kilometra nga vullkani, për shkak të frikës të një shpërthimi më të madh.

Shpërthimi i parë regjistruar i vullkanit Mayon i takon vitit 1616. Ajo më katastrofikja është e 1814, ku u vranë 1200 njerëz. Në 500 vitet e fundit kanë qenë rreth 50 shpërthime vullkanike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb