Ka nisur përplasja mes protestuesve dhe policisë në protestën e sotme të opozitës.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe flakadanë.
Nga fishekzjarrët, një pemë pranë Kryeministrisë ka marrë flakë. Zjarrfikëset janë duke shuar flakët.
Protestuesit kanë synuar ta çajnë kordonin e policisë. Policia ka lëshuar spraj.
(Balkanweb)