Interi mposhti me rezultatin 1-3 Frosinonen në transfertë duke hedhur një hap të sigurt në “luftën” për Champions. Ishte Raxha Naingolan ai që hapi serinë e golave për zikaltërit në minutën e 19-të. Për të dyfishuar shifrat mendoi Perisiç në minutën  37-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe e penalltisë.

Vendasit e Frosinones provuan të hapnin takimin me Kasatën, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të. Për të vulosur gjithçka mendoi Vesino në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me triumfin e sotëm zikaltërit e Luçiano Spaletit, u ngjitën në kuotën e 60-të pikëve, duke ruajtur distancën në +5 nga Milani i vendit të 4-t dhe +6 nga Roma që mban vendin e 5-të. Në sfidën e radhës Interi do të presë pikërisht Romën në shtëpi, në një përballje deçizive për objektivin Champions.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb