Reali ka mposhtur me rezultatin 3-2 Hueskën në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të La Ligës. Një fitore e vuajtur për skuadrën e Zidan, që iu fal golit të sulmuesit Benzema në minutën e 89-të.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Çuços, ndërkohë që Isko barazoi shifrat  në minutën e 25-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Ndërkohë që në të dytën, vendasit shënuan 2 herë me Ceballos dhe Benzema, ndërkohë që Etxeita vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 74-t.

Me triumfin e sotëm, Reali u ngjit në kuotën e 57-t pikëve, duke i bërë presion të vazhdueshëm Atletikos së Madridit. Sfidën e radhës galaktikët do e luajnë në transfertë ndaj Valencias.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb