Manchester City koleksionon fitoren e dytë radhazi. Kampionët e Anglisë mposhtën 1-2 Wolves, në një ndeshje që nuk sugjerohet për personat që kanë probleme me zemrën.

Larsen zhbllokoi shifrat për “Ujqërit”, pas vetëm 7 minutash lojë. Të besuarit e Guardiolës u kundërpërgjigjën brenda pjesës së parë, me Gvardiol.

Në fundin e takimit, Stones realizoi me kokë, por për t’u konfirmuar goli i Cityt, u desh ndërhyrja e sistemit VAR. Skuadra nga Manchesteri renditet në vendin e parë me 20 pikë të grumbulluara, pas 8 javësh kampionat.

Në krahun tjetër, situatë shumë e vështirë për djemtë e O’Neil që e shohin veten në fund të klasifikimit.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb