PEQIN

Zjarrfikëset nuk mundet të ndërhyjnë në vatrën kryesore të zjarrit në ‘’Kurorën e Gjelbërt’’ të Peqinit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Prej dy ditësh vijon zjarri në zonën  e gjelbëruar në kodrat e qytetit të Peqinit teksa tashmë ka përfshirë 4 mijë rrënjë ullinjsh në sipërfaqe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shërbime zjarrfikëse janë angazhuar nga Peqini, Belshi, Cërriku, priten edhe ata të Gramshut por e kanë të pamundur të futen në vatrën kryesore prej terrenit të thyer.

Prefekti në nënprefekti i Elbasanit, Maksim Malaj dhe Edmond Xhoni janë në vendngjarje teksa konstatojnë se situata është problematike.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb