Fiken flakët e zjarrit në Lopës, në Bashkinë Tepelenë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se në orët e para të mëngjesit flakët janë fikur, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në kullota që llogariten në dhjetëra hektarë. Zjarri nisi në orët e para të pasdites së djeshme në rrethana ende të paqarta.

Era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve gjate natës. Ndërkohë, terreni i vështirë dhe largësia e madhe vështirësuan ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: