Një makinë është shkrumbuar plotësisht në afërsi të fshatit Bejar, në Mallakastër. Raportohet se mjeti është përfshirë nga flakët në mënyrë aksidentale, duke u djegur i gjithi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të autostradës, ndërsa zjarrfikëset dhe efektivët e repartit të Mallakastrës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Siç shihet dhe nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, flakët kanë shkrumbuar totalisht makinën, në të cilët nuk dihet nëse ka pasur njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb