Ngjarjet e fundit në Alepo kanë prekur të gjithë njerëzit në mbarë botën. Mesazhet e fundit të fëmijëve sirianë që luten për t’i dhënë fund luftës, e kanë rritur edhe më tej dramën që po përjeton qyteti sirian.

Dy gazetarë turq nuk mundën t’i përmbajnë lotët gjatë transmetimit live në televizionin ULKE.TV kur diskutonin për Alepon, dhe vështirësitë e tmerret që po kalojnë fëmijët atje.

Lufta civile në Siri vijon të marrë jetë njerëzish prej gati 5 vitesh. Në një kohë kur fuqitë e mëdha dhe liderët e tyre nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund konflikt të përgjakshëm numri i viktimave vijon të rritet.

Konflikti filloi më 15 mars 2011 me demonstrata në mbarë vendin, si pjesë e lëvizjes së protestës më të gjerë, të njohur si Pranvera Arabe.  Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad për t’i dhënë fund sundimit për gati pesë dekada të Partisë Ba’ath.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: