Për kapo-ultrasin e Veronës, sjellja e Balotelit ishte vetëm një palaçollëk. Koret raciste shpërthyen nga sektori jugor i Hellasit, Mario ndaloi lojën e gjuajti topin drejt tyre. Por për Luka Kastelinin nuk ka ndodhur asgjë dhe kjo është e pabesueshme! “Ka shtetësinë italiane, por nuk është italian – fjalët e turpshme të tifozit verdheblu – i ka dëgjuar këto kore në kokën e tij. Ne kemi një kulturë që na jep identitet, jemi një tifozëri që respektojmë atë që duhet. Tallemi me lojtarët pa flokë, me ata me flokë të gjatë, me lojtarët nga jugu apo edhe me ata me ngjyrë, por nuk e bëjmë për motive politike apo raciste. Sjellja e Balotelit ishte një palaçollëk”.


Balotelli Razzismo Kkrb U350815206925zdh 528x329@gazzetta Web 528x329
Balotelli Razzismo Kkrb U350815206925zdh 528×329@gazzetta Web 528×329

Kastelini, lider i tribunës jugore të Hellasit dhe eksponent i Forza Nuovas, parti neofashiste. I intervistuar nga trasmetuesi venet “Radio cafe”, ultrasi ka ushqyer edhe më shumë polemikat me deklarata shokuse dhe fjalor urrejtjeje. “Edhe ne e kemi një negër (fjalët tekstuale) në skuadër, madje shënoi dje dhe e gjithë Verona e duartrokiti”, teksa shton në listë dhe Liliana Segren, senatore e përjeteshme e mbijetuar nga kampet e përqëndrimit. “është ende problem të përdorësh fjalën negër? A duhet të telefonojmë komisioneren Segre sepse e quaj dikë negër? Do më vijnë poshtë shtëpisë?”.


Kastelini nuk i ka për herë të para deklarata të tilla të turpshme. Vitin e shkuar, pas ngjitjes së Veronës në Serinë A, tha “të lavdërosh Adolf Hitlerin është një kënaqësi e madhe që duhet të na bashkojë”. Ndërsa më pas Kastelini ka shtuar: “Arbitri as nuk e kuptoi pse Baloteli e gjuajti atë top dhe as gjykatësi sportiv nuk do e dënojë Veronën. Ato “buuu” u bënë nga katër vetë që u dëgjuan vetëm nga ana që bëri videon”.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb