Napoli mposhti minimalisht 1-0 Romën, në sfidën e Serie A të luajtur këtë pasdite. Lukaku i dhuroi 3 pikë napoletanëve, me golin e realizuar në minutën e 54-të.
Ekipi i Contes është në krye të klasifikimit me 29 pikë të grumbulluara, një më shumë se Atalanta dhe Inter, që e ndjekin nga pas.

Roma, me Ranierin tashmë në krye, regjistron humbjen e radhës dhe pozicionohet në vendi ne 12-të. Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Fiorentina ia doli që të fitojë 0-2 në fushën e Comos, sakaq Torino-Monza përfundoi 1-1.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb