Forcat Speciale kanë marrë masat duke bërë një bllokadë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ata nuk i lejuan protestuesit që të afrohen tek Drejtoria duke i dalë para rrugës që të çon për tek destinacioni ku donin.
Nga ana tjetër protestuesit i janë përgjigjur me gjestin simbolik të shtrirjes në rrugë me duart mbi kokë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se disa protestues më pas gjuajtën me gurë, dhe menjëherë pati një reagim nga uniformat blu duke hedhur gaz lotsjellës si dhe autoboti ka hedhur ujë me presion mbi protestuesit.
Po ashtu menjëherë pas këtij episodi kanë filluar shoqërimet e para të protestuesve, shumica të rinj teksa janë të paktën 6 që kanë rënë në dorë të Policisë.
(BalkanWeb)