Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Gjirokastër-Tepelenë ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, pranë lagjes “Gërhot”, rruga e Viroit.


Burime për BalkanWeb thonë se njera makinë ishte e tipit Skoda dhe drejtohej vetem nga një person i vetëm  dhe tjetra ishte e tipit Ford ku në të udhëtonin tre persona, shoferi, motra dhe vajza e tij.


Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar pa pasoja në njerëz , ndërsa dëme të konsiderueshme vërehen tek mjetet përkatëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri