Lëvizja vetëm në orët e paradites ka sjellë një fluks të shtuar të shqiptarëve në tregje e markete, duke vënë shpesh në diskutim rregullat që duhet të ndjekin për mos përhapjen e koronavirusit.
E gjitha vjen si pasojë e frikës që njerëzit kanë se mos ushqimet mbarojnë. Por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi jo vetëm që na sigurojnë autoritetet përkatëse, por mund ta shohim me sytë tanë.
Në një video të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja e News 24, Klodiana Haxhiaj duket qartë moment kur në portin e Durrësit janë ankoruar dy tragete AF Marina dhe FB Bari, përkatësisht me 95 kamiona, 76 shofera si dhe tjetra me 45 kamiona 37 shofera, të cilët transportojnë produkte ushqimore.
Prandaj largoni frikën, qëndroni në shtëpi dhe dilni në tregje e markete sa më rrallë, ushqimet nuk do të mbarojnë!
(m.a/BalkanWeb)